Napoli i fortë për Interin (Video)

PUBLIKUAR

Napoli i Elseid Hysaj e ka mposhtur 3:0 Interin

Pas paraqitjes së mirë ndaj Fiorentinës, Interi është mposhtur 3:0 nga Napoli, duke pësuar humbjen e gjashtë në 15 ndeshje deri më tani këtë edicion, shkruan Gazeta Express.

Zi Kaltrit e nisën shumë keq sfidën duke pranuar dy gola brenda pesë minutave, Piotr Zielinski dhe Marek Hamsik realizuan për 2:0.

Kur u mendua se në pjesën e dytë Interi do të bëjë diçka më shumë, erdhi edhe goli i tretë i vendasve. Lorenzo Insigne realizoi për 3:0 në minutën e 51’të të ndeshjes, që doli të ishte rezultati përfundimtarë.

Pas kësaj humbje, Inter mbetet në pozitën e tetë me 21 pikë, deri Napoli është ngjitur në pozitën e pestë me 28 pikë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...