Mustafa e fsheh incidentin me serbët në Veri

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit ka treguar se ka arritur të jetë pjesë e ceremonisë së përurimit urës së ndërtuar nga NATO, që lidh dy komunat veriore me shumicë serbe, Zvecanin me Leposaviqin. Gjatë rrugës për atje, mediat kanë raportuar se, Isa Mustafa ishte penguar nga disa serbë që kishin bllokuar rrugën e eskortës së Kryeministrit.

“Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës.

Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t’ua lehtësoj lëvizjen banorëve të kësaj ane. Urime!”, ka shkruar Kryeministri Mustafa në facebook.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten qëndron në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...