“Evropa është shumë e ftohtë për Gabigol – ëndërroj të kthehet te Santos”

PUBLIKUAR

Presidenti i Santos, Modesto Roma Junior thotë se do të ishte ëndërr të mirëpriste sërish te klubi i tij Gabriel Barbosan, por mendon se ai po vuan te Inter edhe për shkak të motit të keq. Sulmuesi 20 vjeçar tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve evropiane përpara se Inter ta rrëmbente për 30 milionë euro. Mgjithëse ai u prit me bujë në Milano, ai nuk ka qenë në gjendje të siguronte një vend titullari te Inter, dhe ka bërë vetëm një paraqitje – 15 minutat kundër Bolognas në shtator. Gabriel, i quajtur ndryshe Gabigol, është përfolur për një huazim jashtë “San Siros” në prag të merkatos së janarit, dhe Santos shihet si një destinacion potencial. “Për mua mbetet një ëndërr, rikthimi i tij. Tani ai luan me Inter por nëse duan ta huazojnë, do të isha i lumtur ta mirëprisja në ekipin tim. Nuk kam folur me të por tani është ftohtë në Evropë dhe kjo është diçka që unë e di që atij nuk i pëlqen,” shprehet presidenti i Santos për Bradesco Esportes FM.

Burimi: http://telesport.al/evropa-eshte-shume-e-ftohte-per-gabigol-enderroj-te-kthehet-te-santos/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...