Ancelotti i lutet Lahmit që të luaj ende te Bayerni

PUBLIKUAR

Më parë gjatë kësaj jave, presidenti i sapo rizgjedhur, Uli Hoeness i kërkoi Lahmit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018, për të vazhduar të luaj për klubin.

Tani, edhe trajneri Carlo Ancelotti kërkon gjithashtu, që një lojtar i cili ka fituar tetë tituj në Bundesligës, shtatë Kupa DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve me Bayernin, për të vënë mënjanë mendimet e daljes në pension.

“Unë mendoj se Lahm është aktualisht një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë skuadër dhe kjo vlen edhe për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ancelotti në konferencën e shtypit përpara udhëtimit të Bayern ndaj Mainz të premten.

“Ai është në gjendje të mirë, unë shpresoj që do të mund ta trajnojë atë edhe për vitet e ardhshme”.

“Lahm mund të jetë një lojtar, një trajner apo një drejtor sportiv. Unë shpresoj se ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i vitit të ardhshëm”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...