Singapori është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Në letrën e njohjes, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 Qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”.
Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës.



