Ministri Zharku premton zgjidhje banorëve të Babushit të Lipjanit

PUBLIKUAR

Banorët e fshatit Babush të Lipjanit edhe sot shprehën shqetësimet e tyre ndaj kompanisë Bektel-Enka.

Në zyrën e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti banorët e babushit së bashku takuan ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharku shprehën shqetësimet e tyre ndaj kompanisë Bektel-Enka, që po bënë ndërtimin e autostradës në atë pjesë, ku sipas tyre, kjo kompani ka dëmtuar shumë rrugët, kanalizimet, varrezat ndriçimin etj.

Ministri Zharku tha se shumë shpejt do të takohet me përfaqësues të kësaj kompanie që të bëjë një zgjidhje.

I pyetur nga LipjaniNews se nëse kjo kompani nuk do të përmbush këto kërkesa Zharku tha se këto dëmtime do ti mbuloj Ministria.

Për këtë edhe Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti tha se banorët e kësaj pjese kanë plotësisht të drejt dhe se duhet bërë shumë shpejt një zgjidhje.

Ahmeti dhe Banorët ftuan Ministrin Lufti Zharku që së bashku të vizitojnë këtë vend për ta parë nga afër.

Zharku dhe Ahmeti qëndruan në Fshatin Babush dhe biseduan me banorët e kësaj pjese./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...