Drejtuesit e Juventusit duan që ta transferojnë Yaya Touren nga Manchester City
Udhëheqësit e Juventusit janë duke e kërkuar ende pasardhësin e Paul Pogbas, i cili gjatë verës u transferua te Manchester United.
Sipas Calciomercatos.com, kampioni i Italisë po synon që gjatë janarit të sjell dy mesfushorë në Torino, përcjell Express.
Një nga alternativat është ylli i Manchester Cityt, Yaya Touren. Ky i fundit para disa javë është rikthyer në ekipin pasi kishte prishur raportet me Pep Guardiolan.
Pikërisht raportet e këqija mes Toures dhe Guardiolas do të mundohet t’i shtetëzoj Juventusi për ta transferuar yllin nga Bregu i Fildishtë. /Express/



