Mihajloviç mbron Ajetin

PUBLIKUAR

Sinisa Mihajlovic, trajneri i Torinos, ka kritikua lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Pisas në Kupën e Italisë

Torino e ka mposhtur Pisan, me rezultat 4:0, në Kupën e Italisë. Por, fitorja është arritur vetëm pas vazhdimeve, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të torinezëve, Sinisa Mihajlovic.

Ky i fundit ka kritikua lojtarët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Pisas në Kupën e Italisë. I vetmi që u ka shpëtuar kritikave ishte Arlind Ajeti, i cili luajti për herë të parë me Torinon, përcjell Express.

“Nuk treguam asgjë në fushë, zero parime loje. Stërviten të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe për mua është e pafalshme që lojtarë të Torinos, në një turne të rëndësishëm si Kupa e Italisë, të hyjnë në fushë kështu”, ka deklaruar ai.

“Disa ishin të justifikuar, si Ajeti, i cili nuk ka luajtur asnjëherë, apo djemtë e rinj, por nga të tjerë prisja shumë më tepër. Një herë mund të gabohet. Unë do të vazhdoj të flas për 22 titullarë, por sigurisht që nuk do të ketë më raste për të gabuar për ndonjë. Sot, shumë luajtën edhe xholin”, ka theksuar trajneri serb.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...