Policia arreston trafikanten e 9-vjeçarit nga Istogu

PUBLIKUAR

Më 18 Nëntor 2016, në Stacionin Policor Istog është raportuar rasti për një person të zhdukur, nga familjarë të viktimës (fëmija nëntë vjeçar) që i përkiste komunitetit rom dhe me shtetësi kosovar.

Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, pas hetimeve intenzive me datë 30.11.2016, ka arritur ta gjejë viktimën, tek e dyshuara: L.H femër K-Shqiptare. E njëjta është arrestuar dhe intervistuar për shkak të kryerjes së veprës “Trafikim me Qenie Njerëzore”.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...