Ahmeti: “Unë besoj që tani më është koha kur komunat duhet të aplikojnë për huamarrje me qëllim të realizimit të investimeve kapitale strategjike”

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Kryetari i Komunës Imri Ahmeti me bashkëpunëtor, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Helwetas projekti Demos lidhur me planifikimin vjetor per investimet kapitale për grantin e vitit 2017.

Në këtë rast, Kryetari Ahmeti, gjatë ligjeratës së tij me titull “autoriteti komunal dhe praktikat në Evropen Jugëlindore”, ka theksuar rëndësinë e huamarrjes.
“Unë besoj që tani më është koha kur komunat duhet të aplikojnë për huamarrje me qëllim të realizimit të investimeve kapitale strategjike”, ka thënë Kryetari Ahmeti, duke i cekur edhe kriteret të cilat kërkohen për marrjen e kredive të ndryshme, të cilat duhet të jenë Raporti i pakualifikuar i Auditorit Gjeneral dhe rritja e të hyrave vetanake, kritere këto të cilat Komuna e Lipjanit tani më i ka arritur, është shprehur kreu lipjanas.
Në këtë konferencë po marrin pjesë 17 komunat partnere të projektit Demos dhe Kryetari I Asociacionit të Komunave të Kosovës.

img_1268

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...