Nënkryetari Selimi ndan mirënjohje për përfaqësuesit e fondacionit AGAPE nga Suedia

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Fitim Selimi, të mërkurën ka pritur përfaqësuesit e fondacionit AGAPE nga Suedia Manuel Wien dhe Mihane Qiragjiu të shoqëruar nga drejtori i Shendetësisë së Ferizajit, Burim Karameta, i cili fondacion ka sjellur disa herë donacione për shëndetësinë e Lipjanit në vlerë mbi 110 mijë euro.
Me këtë rast, nënkryetari Fitim Selimi, ka falenderuar udhëheqësin e këtij fondacioni Manuel Wien si dhe bashatdhetaren Mihane Qiragjiu për kontributin e dhënë në shendetësinë e Lipjanit, njoftoi komuna.Në të njejtën kohë ai ka theksuar se ndihmat e sjellura nga ky fondacion janë të mirëpritura nga qytetarët lipjanas të cilat ndihma kanë qenë edhe mëse të nevojshme. Andaj çdo lloj ndihme që mundë të bëni për shëndetësinë ndihmoni në adresë adekuate, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Selmimi, duke shpresuar edhe në bashkëpunime të tjera.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e fondacionit AGAPE Manuel Wien dhe Mihane Qiragjiu, janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin që kanë Komunën e Lipjanit si dhe mirëpritjen e këtyre ndihmave nga ana e qytetarëve të cilët janë ndihmuar kryesisht personat me nevoja të veqanta me mejtet si: karroca, mjete ndihmëse për ecje por edhe paisje të tjetra të nevojshme për shëndetësinë.
Ndërsa në fund të këtij takimi në shenjë falënderimi, nënkryetari Fitim Selimi, ndau edhe mirënjohje për mysafirët.

img_1258

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...