Dje në Mitrovicë ka ndodhur një rrahje masive në mes të 14 personave, nga mosha 18 deri 22 vjeç.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur që nga kjo rrahje, një person i moshës 22 vjeçare ka pësuar lëndime të lehta dhe katër persona janë të arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Dy janë të dyshuar dhe dy të tjerë mbahen si dëshmitar të rastit”, ka thënë burimi.
Arsyet e konfliktit ende nuk janë të ditura, mirëpo gjatë konfliktit janë përdorur edhe shkop druri e gjësende tjera.


