U vazhdohet paraburgimi pesë aktivistëve të VV-së

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për një muaj masën e mbajtjes në paraburgim, përkatësisht arrest shtëpiak, pesë aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët dyshohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje duke e quajtur këtë vendim arbitrar dhe politik.

“Edhe përkundër faktit që secili nga ta akuzohet për veprën e njëjtë, të gjithë këta padrejtësisht nën akuza të montuara e të paprovuara, ndaj tyre janë vazhduar masa të ndryshme të sigurisë. Atdhe Arifi e Egzon Haliti do të vazhdojnë të mbahen në burg, kurse Adea Batusha e Frashër Krasniqi vazhdojnë të mbahen nën arrest shtëpiak, teksa Petrit Ademit i është caktuar masa e paraqitjes në Polici. Ky vendim është kryekëput politik e arbitrar. Arbitrariteti në këtë rast përcillet më shkelje flagrante të procedurave penale e gjyqësore”, thuhet në reagim e VV-së.

Më tej në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se gjatë këtyre 3 muajve nuk është paraqitur asnjë provë kredibile që i lidh aktivistët me veprën për të cilën po akuzohen e hetohen.

“Ndërkohë që pavarësisht kësaj gjykatësi ia pranon secilën kërkesë të prokurorit të rastit Avdurrahman Islami që 5 aktivistët të mbahen nën arrest për të katërtin muaj”, thotë VV.

Në mesin e akuzuarëve për të sulm ndaj Kuvendit ishte edhe Astrit Dehari i cili sipas rezultatev të autopsisë ka bërë vetëvrasje në burgun e Prizrenit kohë më parë.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...