Policia e Kosovës blen këpucë në vlerë prej afër 900 mijë eurove (Dokument)

PUBLIKUAR

Tash kur po ofrohet sezoni dimërorë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës pritet që shumë shpejtë të shkojnë në punë me këpucë të reja, shkruan ORAinfo.

Pajisja e tyre me këpucë të reje do të bëhet pas shumë vonesave, pasi që disa herë tenderi për furnizim me këpucë është publikuar nga ana e PK-së, i njëjti është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, qe ndryshe njihet si ‘Gjykata e Tenderëve’ për dyshime lidhur me keqpërdorime.

Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës, ka shpallur kompaninë “Solid” nga Suhareka” fituese të tenderit “furnizim me këpucë”.

KRPP sot ka publikuar njoftimin për dhënien e kontratës, ku shihet se blerja e këpucëve buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 873 mijë e 600 euro.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani dhe oferta më e shtrenjtë ka qenë prej 150 mijë eurove në krahasim me kompaninë fituese. /ORAinfo/Telegrafi/

15239414_10211359715693115_1776219700_n

15300698_10211359716093125_892605369_n

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...