AKR e hapë fushatën në Drenas me projekte konkrete për punësim

PUBLIKUAR

Në një tubim madhështor në Sallën e Kulturës në Drenas, Aleanca Kosova e Re sot ka hapur fushatën elektorale në këtë komunë, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli si dhe strukturat tjera drejtuese të AKR-së.

“Qindra simpatizantë dhe përkrahës të Aleancës Kosova e Re ishin mbledhur për ta mirëpritur presidentin Pacolli dhe për të përkrahur kandidatin e partisë për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast në fjalën e tij përshëndetëse presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka falënderuar të gjithë simpatizantët e pranishëm për përkrahjen e dhe besimin e tyre në suksesin e Aleancës Kosova e Re.

“Me ardhjen e AKR-së në Drenas, do të ndryshojë raporti mes politikanit dhe qytetarit”, ka thënë Pacolli.
Ai ka shtuar se përveç qeverisjes me sinqeritet, transparencë dhe duar të pastra, për AKR-në qytetari është në rend të parë. Pacolli para qytetarëve të Drenasit ka thënë se është detyrë e çdo politikani që të jetë në shërbim të qytetarit dhe jo anasjelltas.

Duke folur për sakrificat e shumta të qytetarëve të Kosovës, Pacolli ka thënë se Drenasi ka nevojë për një njeri që rri afër qytetarëve të vet dhe që nuk i braktis ata për të jetuar diku tjetër. “Ky vend ka nevojë për punë dhe për njerëz të dëshmuar që kanë kontribuar së paku për familjet e tyre, dikush që e do punën dhe perspektiven, e ai njeri është Elmi Thaçi”, ka shtuar Pacolli.

unnamed-9

Ndërsa kandidati i Aleancë Kosova e Re, për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi, në fjalën e tij para qytetarëve ka thënë se shpresa e vetme për Drenasin është AKR-ja dhe vizioni i Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillimin ekonomik të Drenicës.

Në hapjen solemnë të fushatës elektorale në Drenas, Thaçi ka thënë se AKR-ja do t’i realizojë të gjitha projektet e parapara për këtë Komunë.

“Brenda 6 muajve këtu në zemër të Drenicës, AKR-ja dhe vizioni i saj ekonomik do t’i punësojë mbi 320 qytetarë në fabrikat e Krajkovës, ndërsa pagën e Kryetarit të Komunës do t’ia dhuroj 10 studentëve që i kanë kushtet e vështira ekonomike” ka pohuar Thaçi.

Ai ka kërkuar nga drenicakët që ta votojnë AKR-në dhe programin e saj ekonomik, i cili garanton mirëqenie dhe ngritje të standardit jetësor për qytetarët e Kosovës.

Tubimi më pas ka vazhduar me fjalime edhe nga Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri si dhe koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi, të cilët kishin ardhur për ta përkrahur kandidatin e AKR-së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...