Inteligjenca juaj mund të varet nga madhësia e bebëzave

PUBLIKUAR

Mund të mësoni shumë nga një person vetëm duke e shikuar drejt në sy. Në fakt, lojtarët e pokerit shpeshherë i mbulojnë sytë me syza dielli pasi që frikësohen se sytë do të tregojnë shumë për letrat e tyre, dhe disa studime kanë treguar se shikimi i një personi në sy mund të krijojë ndjenja të thella të intimitetit

Por, përveç këtyre, tani duket se shikimi i syve të një personi mund të zbulojë edhe diçka krejtësisht të papritur: nivelin e tyre të inteligjencës, transmeton Telegrafi.

Në këtë studim të ri, psikologu Jason S. Tsukahara dhe kolegët e tij kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive kognitive. Por nuk duhet harruar fakti se bebëzat zmadhohen edhe kur syri ka nevojë për më shumë dritë.

Sidoqoftë, çfarë ka lidhje një bebëz më e madhe se mesatarja me inteligjencën? Siç duket, ndryshimet në madhësinë e bebëzës ndodhin si pasojë e shumë rrethanave të cilat jo gjithherë mund të kenë lidhje me ndryshimet në nivelet e dritës.

Se madhësia e bebëzës është e ndërlidhur me inteligjencën, tregojnë edhe studimet që kanë filluar në vitet e 1960’ta të cilat kanë deklaruar se madhësia e bebëzës i pasqyron proceset e brendshme mendore.

A do të thotë kjo se njerëzit me bebëza më të mëdha kanë mendje më aktive? Është tejet e mundur, por siç do t’ju thoshte çdo shkencëtarë serioz, ndërlidhja jo domosdoshmërish tregon diçka të saktë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...