OKB: ISIS-i po i vret civilët që nuk bashkëpunojnë në Mosul

PUBLIKUAR

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) i kanë vrarë civilët të cilët kanë refuzuar t’i lejonin snajperët dhe raketat e tyre të vendoseshin nëpër shtëpitë e veta, apo ata për të cilët besojnë se ofrojnë informatat apo tentojnë të ikin.

Zëdhënësja e OKB-së për të Drejtat të Njeriut, Ravina Shamdasani, ka thënë: “Më 11 nëntor, ISIS raportohet se vrau me armë zjarri 12 civilë, në lagjen Bakir, në lindje të Mosulit, sepse ata kishin refuzuar të lejonin sjelljen e raketave në tavanet e shtëpive të veta,” transmeton Express.

Sipas informatave të siguruara nga OKB-ja, militantët i kanë vrarë 27 civilë në publik në Parkun Muhandiseen, në veri të Mosulit, më 25 nëntor, ndërsa më 22 nëntor, snajperi i ISIS-it vrau një shtatëvjeçar i cili po vraponte drejt Forcave Irakiane të Sigurisë në Adan, në lindje të Moslit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...