Rënia e lindjes së Aleppos, e cila kontrollohet nga rebelët, nuk do të thotë se lufta kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, do të marrë fund, kështu ka thënë për BBC negociatori i lartë i opozitës siriane, George Sabra.
Ai, megjithatë, ka shtuar se kjo do t’i bënte më të vështira shpresat për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për paqe, transmeton Express.
Forcat siriane, të mbështetura nga sulmet të ashpra ajrore, e kanë rimarrë kontrollin në më shumë se një të tretën e territorit që kontrollohej nga rebelët në Aleppo.
Mijëra civilë kanë ikur nga zonat e rrethuara të Aleppos, pas luftimeve të egra gjatë fundjavës.
Sabra ka thënë se humbja e Aleppos nuk do të jetë fundi i revolucionit.
“Aleppo është vend i rëndësishëm për revolucionin, por nuk është vendi i fundit,” ka thënë ai.
“Momentalisht, kemi shumë vende nën kontroll të Ushtrisë së Lirë Siriane”.
Ai paralajmëroi se fushata ushtarake që po kryhet nga qeveria siriane dhe aleatët e saj, është duke e vrarë një pjesë të procesit politik.
“Askush nuk mund të mendojë për zgjidhje paqësore në këto rrethana,” ka thënë ai.


