Tronditet Amerika: Obama manipuloi zgjedhjet, 4 milion votues të vdekur më 8 nëntor

PUBLIKUAR

Zgjedhjet janë një e drejtë e madhe në Shtetet e Bashkuara, pasi njerëzit atje e marrin votimin shumë seriozisht, për amerikanët kjo është një nga pjesët thelbësore të demokracisë.

Por, një nga gjigandët mediatik, i cili nuk ka mbajtur asnjë krah politik në këto zgjedhje presidenciale, “Fox News”  ka tronditur amerikanët dhe ka vënë në dyshim të drejtën e njerëzve për të votuar pas një interviste me një specialist zgjedhor.

Eksperti i zgjedhjeve Christian Adams tha për “Fox News”, se ka 4 milionë njerëz të vdekur që janë regjistruar si votues në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit.

Ai ka vërtetuar se demokratët janë duke u përpjekur të manipulojnë zgjedhjet që janë në vazhdim e sipër në këtë vend për t’u siguruar që të mbeten në pushtet në Shtëpinë e Bardhë. “Ka pasur të paktën katër milionë të vdekur në listat e votuesve amerikanë – tha Adams – Listat aktuale të votuesve janë në favor të demokratëve, sikurse edhe të dhënat se të vdekurit “kanë votuar” në favor të demokratëve.

Adams ka një informacion shumë të gjërë rreth këtyre provave dhe rreth procesit, kjo për shkak sepse më parë ka qenë Prokuror i Seksionit të Votimit në Departamentin e Drejtësisë.

Madje Christian Adams shkoi aq larg sa pranoi ankesat ligjore kundër Philadelphia Broëard Country, Florida, ku listat e votuesve janë të korruptuara, shkruan “Daily Post”

J.Christian Adams tha teksualisht se ” Njerëz të vdekur kanë votuar dhe kjo është një gjë për të cilën administrata nuk do të bëjë asgjë. Me sa duket ata e pëlqejnë këtë. Me siguri ata e pëlqejnë, sepse ata votojnë për… Tani ne kemi 4 milionë Steve ( Steve është moderatori i “Fox Neës”- shënim i ‘SYRI.net”) kemi plot katër milionë votues të paligjshëm dhe të vdekur në listat e votuesve në Amerikë./SYRI.net

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...