Pioli me fjalë të mëdha për Interin

PUBLIKUAR

Stefano Pioli premton se do ta rikthejë Interin në krye

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, është shprehur tejet i lumtur me fitoren prej 4:2 ndaj Fiorentinës. Pioli ka folur gjithashtu edhe për pronarët e rinj të klubit, të cilët i ka lavdëruar për përkushtimin e tyre.

“Zhang Jindong më ka lënë një përshtypje të shkëlqyeshme. Shoh gatishmëri dhe dëshirë për ta kthyer Interin në krye”, tha Pioli.
“Kam parë shumë gjëra pozitive dhe shumë tjera rreth të cilave duhet të punojmë. Besoj që skuadra ka cilësitë për të luajtur një lloj të qartë të futbollit”, shtoi ai.

“Ideja është të fitojmë të gjitha ndeshjet, duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e radhës, kundër një tjetër kundërshtari që është përpara në klasifikim, për të cilin duhet të jemi të përqendruar”, përfundoi Pioli. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...