Sejdiu: Ky është shekulli i shqiptarëve, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në ditëlindjen e Shqipërisë ka thënë se ky është shekulli i shqiptarëve.

“Për këtë arsye në të gjitha shtetet e Europës Juglindore shqiptarët duhet të vazhdojnë të punojnë fortë”, është shprehur Sejdiu.

“Zhvillimit ekonomik duhet t’i jepet një hapësirë më e madhe”, ka thënë ish-presidenti.

Këto komente Sejdiu i ka bërë në një organizim të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, që është organizuar për nder të 28 Nëntorit.

“Ne duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, si ne Shqipërisë edhe ata neve”, ka thënë Sejdiu, njofton Klan Kosova.

“Ka probleme me shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi dhe ata të Preshevës sepse duhet të punojnë më shumë në të drejtat e tyre. Në këtë aspekt duhet të ndihmojnë edhe Kosova edhe Shqipëria”, ka deklaruar Sejdiu.

Sejdiu më tutje ka komentuar edhe sulmin që është bërë sot në Konsullatën e Turqisë në Prizren.

“Nuk është mirë, sulmet e tilla nuk japin një pamje të mirë. Mendoj se Kosova duhet të refkeltoj mirë për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë ish-presidenti i Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...