Philipp Coutinho ka arritur në spitalin e Liverpoolit
Mesfushori i Liverpoolit, Philipp Coutinho, tashmë gjendet në spitalin e “Të Kuqve”, aty ku do t’i kryejë testet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit, pas lëndimit që pësoi në nyje në sfidën kundër Sunderlandit.
Coutinho është parë me paterica duke arritur në spital dhe duket se do të mungojë më shumë se një muaj. /Express/



