Kosova biznes më të madh me Serbi se me Shqipëri

PUBLIKUAR

Dy shtetet më të varfra në Evropë, të prapambetura, të pa shkollë, të pa shnetë e të pa drejtë. Kështu e përshkruan Kosovën dhe Shqipërinë, Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”.

104 vite pas shpalljes së pavarësisë, statistikat tregojnë se shqiptarët më së paku bashkëpunojnë mes vete në fushën e ekonomisë. Në Kosovë e Shqipëri, më shumë hyjnë mallra nga Serbia, (mbi 500 milionë euro në vit), edhe pse për tu lidhur bashkë shtete shqiptare u investuan miliarda euro në autostrada.
Ndërkaq, numri i bizneseve të regjistruara në të dyja anët del të jetë modest.

Sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, 78 është numri i bizneseve të regjistruara në këtë ministri me pronarë nga Shqipëria, nga mbi 100 mijë sa janë gjithsejtë.

Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri janë regjistruar 169 mijë biznese, ku 380 prej tyre janë nga Kosova, shkruan Gazeta Fjala.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016 në Kosovë ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria.
Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...