Me rastin e festës së “28 Nëntorit” ditës së Flamurit, udhëheqja Komunale e Lipjanit të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti bëri homazhe pranë varrezave të martirëve të fshatit Kraishtë dhe Ribar i Madh, transmeton LipjaniNews.com.
Njëherit, përfunduan punimet në ndërtimin e varrezave të martirëve në këto dyja fshatra të Lipjanit.
“Jam shumë i kënaqur se më në fund u rregulluan këto varreza sepse e dimë se siç kanë qenë, dhe po besoj që do të vazhdojmë të kem një përkujdesje të vazhdueshme të ambientit të gjithë varrezave të martirëve, i përgëzoj të gjithë familjarët”, tha Ahmeti në Ribar të Madh, transmeton LipjaniNews.
VIDEO LipjaniNews.com





