LDK: Po reagojnë njerëzit “e parëndësishëm dhe me deficite morale, politike e intelektuale”

PUBLIKUAR

Pas reagimit të AAK-së në lidhje me deklaratat e Isa Mustafës që kishte të bënte me uljen e shkallës së papunësisë, ka reaguar edhe LDK. Kjo e fundit, përmes një kumtesë për media, ka thënë përkundër që partia opozitare AAK po thotë se nuk ka rritje të ekonomisë, papunësia në Kosovë ka rënë për 9.1 % dy vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat konfirmojnë se papunësia në Kosovë ka rënë për 9,1 % dy vitet e fundit.

LDK-ja vlerëson se këto rezultate impresive janë fryt i punës dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës, e cila përmes reformave ekonomike e fiskale, përmirësimit të ambientit të biznesit, forcimit të sektorit bujqësisë dhe fuqizimit të të gjitha fushave që lidhen me ekonominë, arriti përqindjen më të madhe të rritjes ekonomike në rajon, trend i cili po vazhdon, duke bërë që të bie edhe papunësia.

Me këtë rast, LDK është e befasuar me dëshpërimin që ka shkaktuar ky lajm i mirë te disa anëtarë partish opozitare, kryesisht të parëndësishëm dhe me deficite morale, politike e intelektuale.

Reagimet negative ndaj sukseseve në Kosovë, janë edhe një dëshmi se partitë dhe individët të cilët tash e dy vjet janë shndërruar në pengesën e vetme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes kauzave të rrejshme, po e vuajnë çdo të arritur për qytetarët dhe Kosovën.

Ata që gënjyen se Kosova po humb territor dhe e shitën gënjeshtrën e tyre për vërtetë, duke dëmtuar rëndë Kosovën, qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës, sot po përkunden në djepin e gënjeshtrave dhe jo larg edhe subjektivitetin e tyre do ta përjetojnë si të gënjeshtërt” (sic.), thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...