Kryetari Ahmeti, uron qytetaret me rastin festës së “28 Nëntorit”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u ka uruar të gjithë qytetarëve “28 Nëntorin” Ditën e Flamurit. Ai ka kujtuar Nëntorin i cili shënon edhe festa të tjera të cilat nënkuptojnë unitet për popullin shqiptar, kudo ku jetojnë e veprojnë, transmeton LipjaniNews.com

Ky është postimi i plotë Ahmetit:

Në prag të festës së “28 Nëntorit”, uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe më gjerë Ditën e Flamurit, datën që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nëntori, muaji që simbolizon unitet për popullin shqiptarë kudo ku jetojnë e veprojnë! Festë kjo që duhet të na bashkoj përherë jo vetëm për të ururar, por për të marrë përgjegjësinë për të shënuar progres në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë. Prandaj duke dashur e respektuar vlerën e kësaj date të shënuar, të reflektojmë përgjegjshëm në të tashmen e në synime të së përgjithshmës, si dhe shtetit e kombit.

Uroj që nëntorët e viteve në vijim, kombin shqiptarë ta gjej më të zhvilluar ekonomikisht, të prosperuar e integruar në familjen e shteteve të kombeve të zhvilluara europiane e përendimore.

Urime “28 Nëntori”!

Imri Ahmeti 
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...