YAHR:Përmbledhje monitorimit të Drejtorisë Komunale të Prokurimit në Lipjan

PUBLIKUAR

adsasda

Vërehet një vullnet dhe seriozitet në menaxhim e Drejtorisë së Prokurimit në Lipjan gjatë nëntë mujorit Janar-Shtator 2014.

Deri në hartimin e këtij raporti për këtë vit 2014 janë nënshkruar 30 kontrata Publike në vlerë mbi 1,359,364.93 euro. Ndërsa nga planifikimi i buxhetit për investime kapitale të vitit 2014 kanë mbetur për tu realizuar afër 8 projekte .

Në organin shqyrtues për ankesa OSHP për periudhën nëntë mujore Janar-Shtator 2014 nuk ka pasur asnjë ankesë që do të thotë nuk ka pasur shkelje serioze nga Drejtoria Komunale e Prokurimit në Lipjan.

Gjatë muajve Janar-Shtator të vitit 2014 janë shpall 54 tenderë prej tyre janë ri tenderuar 10 tenderë ose 18,86 %, ndërsa kemi pasur 11 anulime të tenderëve,

Është arritur të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes Kryetarit të Komunës së Lipjanit Z. Imri Ahmetit dhe përfaqësuesve të organizatës YAHR , për monitorimin e aktiviteteve të Drejtorisë së Prokurimit me qëllimi të menaxhimit sa më të mirë parasë publike. Në kuadër të këtij memorandumi përfaqësuesve të organizatës YAHR i lejohet pjesëmarrja në cilësinë e monitorueseve në proceset e hapjes dhe vlerësimit të tenderëve.

Organizata YAHR-ë e vlerëson si një hap shumë i rëndësishëm nga ana e kryetarit Z. Imri Ahmetit në ngritjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile me qëllimi të ngritjes e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve lokale karshi qytetarëve dhe në menaxhimin sa më të mirë të parasë publike.

Projekt i monitorimit të drejtorisë së prokurimit është vazhdimësi e projektit të vitit 2013 i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë , ndërsa këtë vit 2014 mbështet nga ambasada Gjermane në Prishtinë. Në kuadër të këtij projekt organizata YAHR do të monitorojë drejtorin e Prokurimit dhe do të dal me raporte monitoruese në kuadër të cilave do të ketë analiza, vlerësime dhe rekomandime./Youth Association for Human Rights (YAHR).

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...