Policia ka njoftuar se nën kërcënimin e armës një punëtorit në një pikë të karburantit i janë vjedhur paratë, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Prishtinë. 26.11.2016-00:32. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pikën e karburanteve një i dyshuar i panjohur nën kërcënim të armës i ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë


