Carlos Bacca ka shfrytëzuar lëndimin e tij për t’u kthyer në Sevilla, për të parë ndeshjen kundër Valencias
Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca nuk ishte në ndeshjen që skuadra e tij fitoi 1:4 kundër Empolit në udhëtim, pasi kishte probleme muskulore.
Por, kjo nuk e ndaloi atë që të udhëtonte në Spanjë, ku u kthye të ish skuadra e tij Sevilla, për të parë derbin kundër Valencias.
Kujtojmë se zëvendësuesi i Baccas në Milan, Lapadulla shënoi dy gola kundër Empolit, duke ia rrezikuar kështu vendin kolumbianit. /Express/



