Të burgosurit bëhen gati për falje (Video)

PUBLIKUAR

Të burgosurit në qendrat korrektuese të Kosovës tashmë kanë nisur kërkesat e tyre për të përfituar nga falja presidenciale.

Ata janë njoftuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues që të bëjnë gati dokumentacionet e nevojshme që atyre u duhen dorëzuar tek zyra e Presidentit në këmbim të lirisë së tyre.

Ministria e Drejtësisë i ka konfirmuar televizionit se të burgosurit tashmë kanë nisur kërkesat për të përfituar nga falja, të cilat do shqyrtohen për muajin shkurt, saktësisht përvjetorin e 9-të të pavarësisë.

Televizioni përkundër insistimit më shumë se 2 javorë, nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga zyra e Presidentit se sa persona do përfitojnë nga falja.

Falja e presidentit për të burgosurit përcaktohet me nenin 84 të Kushtetutës e që bazohet në ligjin për amnisti.

Sipas këtij ligji janë rreth 60 vepra penale të cilat përfshihen në faljen presidenciale.

Përzgjedhja e listave për personat e falur bëhet nga një rekomandim i Shërbimit Korrektues të Kosovës rreth sjelljeve të të burgosurve në burg.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...