Granit Xhaka: Pushimet i dua në Prishtinë

PUBLIKUAR

2

Granit Xhaka ka mbërritur në Prishtinë pas rikthimit nga Brazili. Mesfushori i Zvicrës thotë se nuk ka nevojë të shkoj për pushime në Ibiza, Mallorca e Dubai kur e ka Prishtinën. Ai ka folur edhe për eksperiencës në Kampionatin botëror me Zvicrën.

Në dallim prej yjeve tjerë të futbollit, Granit Xhaka ka vendosur që pushimet t’i kaloj në vendlindje pas rikthimit nga Brazili, ku ishte i angazhuar me përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin botëror.

Mesfushori i Zvicrës thotë se nuk ka nevojë të shkoj për pushime në Ibiza, Mallorca e Dubai kur e ka Prishtinën. Ai ka folur edhe për eksperiencës në Kampionatin botëror me Zvicrën.

“Familjen e kam këtu si verës si dimrit pushimet i kaloj në Prishtinë. Për mua Prishtina është si Ibiza. Unë nuk kam nevojë të shkoj në Ibiza, Mallorca e Dubai kur e kam Prishtinën”, ka deklaruar Xhaka pas arritjes në Aeroportin ‘Adem Jashari’.

“Ky ka qenë Kampionati botëror i pari për mua. Të luaj me 21 vjet në një Botëror ishte diçka e madhe për mua, të cilin e kam ëndërruar si fëmijë”, theksoi Xhaka, i cili është i lumtur që është kosovari i parë që shënon në një Botëror.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...