Laporte largohet nga Bilbao

PUBLIKUAR

Mbrojtësi francez, Aymeric Laporte duket se do të largohet më në fund nga Athletic Bilbao.

Pasi ka mbajtur konstant formën e tij në tri vitet e fundit, talenti francez i ka kumtuar klubit dëshirën e tij për largim.

Kësisoj tani skuadra baske është duke pritur ofertat që vijnë në drejtim të saj për yllin e ri.

Manchester United, Manchester City dhe Barcelona janë tri skuadrat më të interesuara për mbrojtësin fantastik.

Bilbao është e gatshme ta shesë yllin e saj për një shumë rreth 45 milionë euro.

Por në Francë mediat kanë raportuar se PSG mund t’i befasojë të gjitha skuadrat e lartpërmendura pasi e sheh Laporten si zëvendësim adekuat të Thiago Silvas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...