Një banorë nga Kamenica ka humbur jetën aksidentalisht. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës i ndjeri ishte duke punuar në mal dhe është rrokullisur me traktor.
“Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në mal është rrokullisur me traktor”, thuhet në raportin e policisë
Në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit , kanë dalë njësitet policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe ekipi i mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.