Serbët e duan Asociacionin me kompetenca të një Republike

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe ministri në kabinetin e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, i kanë kërkuar Gjuriqit, “që të bëjë diçka për ta shtyrë Prishtinën që ta formojë ‘Zajednicën’ me të gjitha kompetencat e një republike”.

Përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe ministri në kabinetin e Isa Mustafës, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, i kanë kërkuar Gjuriqit në Beograd, “që të bëjë diçka për ta shtyrë Prishtinën që ta formojë ‘Zajednicën’ me të gjitha kompetencat e një republike”.

Ata janë ankuar në Beograd, të premten, se Prishtina po refuzon formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BSK) dhe në këtë mënyrë po e vështirëson jetën në mjediset me shumicë serbe, sidomos në veri të Kosovës.

Përveç Mariqit, në takim me Gjruiqin ishin edhe kryetarët e komunave paralele të veriut të Kosovës, shkruan “Zëri”.

Ministri kosovar për Administrimin e Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, si dhe kryetarët e komunave veriore dhe të Organeve të Përkohshme të komunave veriore, Goran Rakiq e Aleksandër Spiriq (Mitrovica e veriut), Vuçina Jankoviq e Ivan Teodosijeviq (Zveçan), Zoran Todiq, kryetar i Organit të Përkohshëm të Leposaviqit (ka munguar kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, si dhe Stevan Vulloviq, i cili është edhe kryetar i Zubin Potokut e edhe kryetar i Organit të Përkohshëm të kësaj komune, gjatë një takimi që kanë pasur në Beograd me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kanë shprehur shqetësimin e tyre për siç kanë thënë, “refuzimin e Prishtinës që të fillojë me procesin e formimin e “Zajednica Srpskih Opstina” (Bashkësinë e Komunave Serbe).

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...