Totti: Nëse ndihem mirë, pse të ndalem së luajturi?

PUBLIKUAR

Kapiteni i Romës, Francesco Totti nuk është i sigurt se ai do të pensionohet në fund të sezonit aktual , pasi ka thanë se “në qoftë se unë ndjehem mirë, atëherë pse të ndalem”.

Legjenda e Romës ka bërë 40 vite në fillim të këtij viti, dhe kontrata e tij me Giallorosët përfundon në fund të këtij sezoni dhe pritej që t’i varë këpucët në gozhdë, por ‘Er Pupone’ nuk garanton se do të ndalet së luajturi.

“Asgjë nuk është e qartë në futboll”, ka thënë Totti në një intervistë për Sky, tërësia e cila do të transmetohet nesër.

“Unë kam besim në kokën time dhe trupin tim”, përcjell Telegrafi.

“Ende mund të japë shumë dhe në qoftë se unë ndjehem mirë, atëherë pse të ndalem?”, ka përfunduar sulmuesi italian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...