“Hazard mund të bëhet si Messi e Ronaldo”

PUBLIKUAR

Gianfranco Zola, trajneri italian, ka lavdëruar yllin e Chelseas, Eden Hazard

Ish lojtari i Chelseas, Gianfranco Zola beson se yllin nga Belgjika, Eden Hazard ka potencial për të arritur nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.

Zola beson se Halard ka arritur të rikthehet në nivelin më të mirë prej ardhjes së Antonio Contes në ekip, pasi sezonin e kaluar kishte një periudhë të vështirë, përcjell Express.

“Potenciali është aty. Unë mendoj se një hap mbrapa mund të ju bëjë më të forët. Ju mësoni se ju duhet të stërviteni më shumë në qoftë se ju doni të jetë aq i mirë sa Messi apo Cristiano. Ata ishin të lindur me talentin, por arritën shumë pas një pune të vështirë”, ka theksuar Zola.

“Viti i kaluar nuk ishte i mirë për Hazardin dhe ka bërë që ai të reflektojë. Unë mendoj se ai është pjekur dhe është gati për të shkuar edhe më tej “, ka shtuar Zola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...