Ministrja e re e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marrë dhjetëra kërcënime gjatë kësaj jave nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga burime brenda Policisë, Telegrafi ka mësuar se këto kërcënime u janë paraqitur organeve të hetuesisë, të cilat tani po merren me rastet e adresuara prej stafit të ministres Hoxha.
”Kërcënimet ndaj ministres Dhurata Hoxha janë bërë përmes rrjetit social Facebook. Janë kërcënime që në përmbajtje kanë kanosje për jetë dhe janë bërë nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tregon ky burim për Telegrafin.
Rasti në polici është paraqitur sot, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Ndryshe, Dhurata Hoxha, ka ardhur në postin e ministres së Drejtësisë para pak muajve.


