Fusnota vazhdon të qëndrojë mbi Kosovë

PUBLIKUAR

Fusnota ende qëndron e ngrirë mbi Kosovën, kur zyrtarët nga Kosova zhvillojnë takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Ministria për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri në vitin 2012 pati thënë që “fusnota është si fluskë bore që kalon pas dimrit”, me ç’rast kishte paralajmëruar heqjen e shpejtë të fusnotës mbi emrin e Kosovës, raporton Insajderi.

Por fusnota ende nuk është larguar, pasi që edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Bashkimin Evropian për lejimin e qasjes së Kosovës në programin e BE-së sot, nga kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, fusnota qëndronte ende mbi emrin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, Edita Tahiri, prezencën e fusnotës e ka arsyetuar me mos njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së. Për këtë ajo ka shembull edhe Maqedoninë, e cila ka nënshkruar MSA-në me fusnotë për shkak të problemeve me emrin, me Greqinë.

“Ende pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës edhe Maqedonia ka pasur fusnotë kur e ka nënshkruar MSA me BE-në, për shkak se Greqia nuk e njeh emrin e saj si Maqedoni por si FYROM”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Sipas Tahirit, fusnota nuk po lejon që pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos e pengojnë integrimin evropian te Kosovës. /Insajderi/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...