Banorët e fshatit Babush të Lipjanit sot gjatë ditës kanë protestuar, kjo përshkak të kompanisë Bechtel&Enkes kjo përshkak të përmbushjes së kërkesave të tyre.
Një banor tha se këtu është bllokuar rruga nëpër të çilen kalojnë kamionët e Bechtel&Enkes, ku e bëjnë transportin e gurve prej Gadimës deri në qendrën e tyre, d.m.th nëpërmjet rrugëve të fshatit Babush
“Qëllimi i kësaj proteste ka qenë që Bechtel&Enka t’i përmbush kërkesat e banorëve të fshatit, premtimet të cilat kjo kompani nuk i ka mbajt ndaj banorëve tash e për një kohë të gjatë. Banorët e fshatit Babush i M. nuk do t’i ndalin protestat deri sa t’ju plotësohen kërkesat e tyre”, tha një banor për LipjaniNews.com
Në protestë ka dalë edhe kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti.
Ndërsa, Ela Ruci, zëdhënëse në Bechtel Enka i tha Klanit se për shqetësimet e komunitetit mësoi nga televizioni dhe aktualisht është duke kontaktuar me kryetarin e komunës për të parë mundësitë se çfarë mund të bëjë kompania.
Video Klan Kosova




