Lipjan, me rastin e “28 nëntorit” koncerti festiv ndërprehet para kohes shkaku i rrymës (VIDEO)

PUBLIKUAR

Në qendrën kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan gjatë ditës ishte paraparë që të mbahej një koncert festiv me rastin e 28 nëntorit.

Por jo gjithëqka shkoi ashtu siq duhet, kjo për shkak të energjisë elektrike që pamundësoi të zhvillohej koncerti deri në fund.

Shumë nxënës të shkollave të mesme ishin mbledhur për ta përcjellë nga afër këtë koncert, Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Lipjanit, Basri Hashani tha se kjo nuk ishte paralajmruar, dhe se konceri ka përfunduar para kohës së paraparë, transmeton LipjaniNews.com

“Për shkak të ndalesës së rrymës nga niveli qëndror atje, dhë për shkak të defektit të gjeneratorit ky koncert përfundoi para kohe, shkaku që disa këngë janë paraparë përmes zërimit”, tha ai.

“Përfaqësuesit e komunës këtu kanë qenë por për shkak të rrymes ata nuk kanë hyrë në sallë”, tha Hashani për LipjaniNews.com

Ky koncert ishtë nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, dhe Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport. /LipjaniNews.com/

LipjaniNews.com/ Video/

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...