Aksident trafiku me fatalitet

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar në orët e mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:00 të datës 24 nëntor 2016.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Polac’’, ku si pasojë  e aksidentit lëndime pësojnë shtatë persona të cilët  pas ndihmës  së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKU.

Ndërsa në orën 22:00 të datës 24 nëntor 2016, nga QKU- Prishtinë, jemi njoftuar se një nga të aksidentuarit  fëmija  i gjinisë (m) i moshës dy vjeçar, kishte ndërruar jetë.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit B. K. 32 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...