Mourinho: E kërkova këtë lojtar të United në Madrid (Foto)

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka thënë se ka kërkuar Antonio Valencian në Real Madrid sa ishte pjesë e “Los Blancos”

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se sa ishte pjesë e Real Madridit kishte kërkuar anësorin e “Djajve të Kuq”, Antonio Valencia, i cili tani po luan si mbrojtës i krahut të djathtë.

Por, portugezi thotë se përgjigje e klubit anglez ishte e prerë dhe se tani është i lumtur që e ka në “Old Trafford”.

“Kam tentuar ta transferojë Valencian shumë vite më parë, kur isha në Madrid”, tha fillimisht portugezi për MUTV.

“Edhe përkundër se ai atëherë nuk po luante si mbrojtës i djathtë, kam menduar se do të përshtatej për mrekulli në atë pozitë. Por, Unitedi tha se s’ka shanse”, shtoi portugezi.

“Nuk jam i surprizuar me formën e tij, pavarësisht lëndimeve. Ai i ofron shumë skuadrës në sulm”, përfundoi Mourinho. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...