Vetëvendosje: Strasburgu miraton amendament që kërkon hetim të pavarur për Astrit Deharin

PUBLIKUAR

Në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg, gjatë mbledhjes së II-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, e cila po mbahet në Strasburg, Komisioni i përbashkët KPSA (Komisioni parlamentar për Stabilizim Ascocim) në kuadër të rekomandimeve votoi unanimisht amandementin për rastin e aktivistit politik Astrit Dehari. Kështu thotë njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje

Kështu ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook

Shkruhet se Vetëvendosje ka paraqitur edhe amendamentin 22, që ka të bëjë me rastin e aktivistit 26 vjeçar që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ditën e 5 nëntorit.

“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull;”.

“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Donika Kadaj të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë folur edhe për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për përndjekjen që u bëhet aktivistëve politikë. Po ashtu, është kërkuar edhe lirimi i pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...