Reagon Lekaj ndaj medieve të huaja: Kosova është në krahë të perëndimit kundër terrorizmit

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar lidhur me disa lajme nga mediat e huaja për ekzistimin e kapmeve te trajnimit të terroristëve në Kosovë.

Lekaj përmes një reagimi për media ka thënë se këto shkrime janë shumë të dëmshme për imazhin e Kosovës.

“Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa më të shpejt t’ua jep përgjigjen e merituar këtyre shpifjeve të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Lekaj.

Reagimi i plotë:

Kosova është në krahë të perëndimit kundër terrorizmit!

Shkrimet e disa mediave në ditët e fundit, për kinse ekzistimin e kampeve për trajnimin e terroristëve, janë shumë të dëmshme për imazhin e Kosovës.

Qytetet që këto lajme i potencojnë për mundësinë e ekzistimit të kampeve për trajnimin e terroristëve, praktikisht është e pamundur që të jetë ashtu, sepse në të gjitha këto qytete është më së shumti e theksuar prezenca e KFOR-it, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë kufijtë e Kosovës.

Kosova ka treguar gjithmonë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Në Kosovë janë të pranishme KFOR-i, EULEX-i, por poashtu Policia e Kosovës dhe AKI-ja kanë treguar gjithmonë gatishmërinë për të parandaluar këto dukuri në Kosovë.

Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa më të shpejt t’ua jep përgjigjen e merituar këtyre shpifjeve të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jetë më e zëshme dhe përmes ambasadave dhe përsonave të tjerë të bëjë çdo gjë që është e nevojshme që këto lajme të rrejshme të demantohen, kjo të bëhet në kontakte të drejtpërdrejta me miqtë e Kosovës, që t’u bëhet e ditur se përse dalin të tilla lajme dhe nga kush fabrikohen.

Sa i përket luftës së UÇK-së, ku nga këto media thuhet se, ajo ishte luftë anti-krishterizëm, kjo është një non-sens i llojit të vet, sepse e gjithë bota demokratike e ka mbështetur luftën e saj për liri dhe pavarësi të Kosovës. Lufta e UÇK-së nuk është bërë për liri fetare, por për lirinë kombëtare, e shtetërore të një populli i cili, pa dallim feje ka qenë i shtypur dhe i margjinalizuar nga regjimi i Millosheviçit.

Andaj konsiderojë se është më se e nevojshme që të gjitha këto institucione që i ceka më lartë, të deklarohen lidhur më vërtetësinë e këtyre lajmeve, sepse siç e thash edhe me lartë, ndikojnë mjaftë keq në imazhin, edhe ashtu të dëmtuar, të Kosovës.

Ne të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të tregojmë të vërtetën për Kosovën, multietnike e orientuar drejtë perëndimit, e cila në çdo rast e ka treguar interesimin për të luftuar terrorizmin e cilitdo lloj.

Kosova, edhe përkundër goditjeve të njëpasnjëshme, edhe për faktin se e ka një qeveri të dobët sot, do t’u bëjë ballë edhe këtyre furtunave dhe nesër do të jetë edhe më e fortë, dhe më e plotë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe nevojën që sa ma parë ta ketë ushtrinë e saj

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...