Tentim vrasje në Prishtinë

PUBLIKUAR

Mbrëmë rreth orës 22:45, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, me ç’rast L. Sh, mashkull, 28 vjeç, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të lëxoni detaje shtesë nga komunikata e policisë 

Prishtinë, 24  2014 –Mbrëmë rreth orës 22:45, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

L. Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:

Një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe

një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...