Serbët të vendosur: Pa Asociacionin nuk kthehen në institucione

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Listës Serbe kanë vendosur që të mos kthehen në institucionet qendrore të Kosovës pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe kanë ndarë “mendjen” që të mos kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Janë bërë gati dy muaj prejse ky subjekt politik ka bojkotuar institucionet dhe tashmë kusht të fundit për kthim kanë paraqitur themelimin e Asociacionit, kërkesë të cilën po ua refuzon shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se veprimet e tilla Lista Serbe po i bën pasi që prania e tyre në institucione është e garantuar me Kushtetutë.

Simiq: Të iniciohet zbatimi i Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se subjekti i tij dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacion.

“Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin udhëheqësit e rëndësishëm politikë, që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit, të iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar ai…

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...