Shukri Buja: Zgjedhjet të mbahen në pranverë

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka thënë se pranvera është koha ideale që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

“Pranvera është koha ideale që vendi të shkoi në zgjedhje të parakohshme. Për shkak të mos shpenzimit të buxhetit në masë të madhe, është mirë t’i bashkojmë të dy palë zgjedhjet në të njëjtën ditë, ato qendrore dhe lokale”, ka thënë Buja, në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel. Deputeti Buja thotë se këto zgjedhje do të ishin zgjedhje me të rregullta sepse do të vraponim në të gjitha anët dhe jo vetëm për nivelin qendror.

Buja insiston që të prishet koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe që nga fillimi ky koalicion sipas tij ka qenë koalicion jo i drejtë.

Deputeti i PDK-së sot ka votuar kundër procedimit të projekt buxhetit të vitit 2017 për në Kuvend.

“Unë isha kundër, sepse insistova që ta procedojmë në Kuvend, por me rekomandime që të mos votohet në leximin e parë dhe me mos leximin e parë, atëherë projektligji i kthehet qeverisë në rishqyrtim”, ka thënë ai.

Projektbuxheti sipas Bujës është dashtë patjetër që t’i kthehet qeverisë në rishqyrtim, sepse ka shumë të meta dhe lëshime në këtë projektbuxhet.

“Projektbuxheti është 1 milirad e 725 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është fryrje përmes huamarrjes dhe formave tjera, e që janë edhe letrat me vlerë. Pra është një rritje artificial e buxhetit dhe se ky buxhet është buxhet elektoral”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...