Në Kosovë sivjet janë konfiskuar shumë armë dhe municione

PUBLIKUAR

Mbajtja e armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësuese për shoqërinë kosovare dhe institucionet e sigurisë.

Që nga pas lufta qytetarët e Kosovës kanë poseduar armë në mënyrë të paligjshme, e kjo ka bërë që të shkaktohen një numër i madh i vrasjeve dhe i incidenteve të ndryshme.

Sipas organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të sigurisë në vend, supozohet se ekzistojnë mbi 300 mijë armë ilegale.

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2016 janë konfiskuar 845 armë dhe rreth 10 mijë e 500 municione të ndryshme.

Në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha këto raste i trajtojnë duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente.

“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e Policisë për lajmi.net.

Kujtojmë se sot Qeveria ka miratuar edhe Shqyrtimin e Projektligjit për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.

Për këtë projektligj zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se duhet të autorizohet MPB-ja që personat të cilët dorëzojnë armët vullnetarisht, të amnistohen.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...