Mariq e Gjuriq flasin për Asociacionin nga Veriu i Mitrovicës

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe një nga ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq presin që Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) të formohet dhe “Prishtina t`i përmbush detyrimet në lidhje me marrëveshjen e Brukselit për AKS-në”

Mariq iu tha gazetarëve në Mitrovicën Veriore se Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë pjesë të marrëveshjes nga Brukseli që janë relevante për themelimin e Asociacionit.

Kësisoj ai ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk do të ketë Dekret për themelimin e Asociacionit dhe hartimi i statutit nuk do të fillojë derisa serbët kthehen në institucionet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq Gjuriq, i pyetur nga gazetarët se a do të ketë komuna serbe të Kosovës ai ka thënë se “Sigurisht se do të ketë komuna serbe dhe Asociacion”

“Ne duam që të ketë më shumë komuna me shumicë serbe, sepse kur të kthehen të gjithë njerëzit që janë dëbuar, kur të pranojë elementet e marrëveshjes së koalicionit, e cila ishte pranuar nga udhëheqësit politikë të shqiptarëve të Kosovës në Prishtinë, më pas do të ketë më shumë komuna me shumicë serbe. Sot janë 10, ne besojmë se do të duhej të jenë më shumë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...