Kelmendi vizitoi kompaninë “Xella Kosova” në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, në kuadër të vizitave nëpër biznese, vizitoi sot kompaninë “Xella Kosova”, në Komunën e Lipjanit, ku u prit nga drejtori gjeneral i kompanisë, Samir Krasniqi.

Në takim, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi angazhimin e Qeverisë për mbështetje të fuqishme të komunitetit të biznesit në Kosovë dhe qëndrimet e vazhdueshme në krijimin e klimës biznesore që duhet të avancohen edhe më shumë në rritje të produktivitetit dhe eksportit, thuhet në komunikatë, përcjellë Botapress.

Drejtori i kompanisë “Xella Kosova”, Samir Krasniqi falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe për përkushtimin e tij në mbështetje të bizneseve.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...